Loading…

Polici hero: Kështu ia shpëton jetën foshnjës që ka vetëm 12 ditë

  • 12/07/2019 | 21:11

Polici hero: Kështu ia shpëton jetën foshnjës që ka vetëm 12 ditë

Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka kapur momentin kur ky i fundit i shpëton jetën djalit 12 ditësh që nuk po merrte frymë.


Will Kimbro nga Berkeley, ka deklaruar se ishte duke patrulluar në Summerwille, kur ndaloi që po ecte me shpejtësi të madhe. Ai iu afrua makinës dhe më pas merr në krahë vogëlushin e quajtur Riley. Kimbro pa u menduar dy herë e mori foshnjën dhe fillon të bëjë të pamundurën me duar që vogëlushi të marr frymë.

Ai fillimisht i bën masazh në gjoks më saktësisht rreth zemrës, duke i thënë “Të lutem, fillo tani të qash. Hapi sytë të lutem”. Pasi ia arrin qëllimit, ia bën me dije të ëmës së tij që do t’i jap frymë artificiale derisa të vijnë ekipet emergjente.

Me të dërguar në spital gjendja shëndetësore e vogëlushit është stabilizuar, kurse për këtë veprim polici është duartrokitur nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë