Loading…

Polici hero që vrau sulmuesin e Berlinit (Foto)

  • 23/12/2016 | 15:47

Polici hero që vrau sulmuesin e Berlinit (Foto)

Polici hero i cili qëlloi për vdekje të dyshuarin e sulmeve në tregun e Krishlindjeve në Berlin ishte një fillestar i cili kishte pak kohë që kishte filluar punën në forcat e rendit në Milano të Italisë.


Por i trajnuari Luca Scata, prapë ka menaxhuar situatën dhe e ka qëlluar për vdekje personin më të kërkuar në Evropë, Anis Amri.

aaaaa

Siciliani i cili punon në Milano i’u afrua vrasësit jashtë stacionit Sesto San Giovanni në veri të Italisë përderisa ishte duke patrulluar me kolegun e tij Christian Movio.

Ata e pyetën për kartën e identitetit sepse ai ngjanjte me të dyshuarin e sulmeve në Berlin, Amrin tërhoqi një armë nga qanta dhe filloi të qëllonte duke bërtitur “ Allahu Akbar”.

Movio ishte qëlluar në shpatull dhe Amri vrapoi përgjatë sheshit duke qëlluar dhe duke u munduar të fshihej pas veturave.

aaaa

Ndërsa, Scata e ndjeku atë dhe e qëlloi për vdekje.

Polici i plagosur është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Marco Minniti tha se nuk ka asnjë dyshim, personi i vrarë ishte Anis Amri dhe ai për të shërblyer oficerët për trimërin i ka emrëuar ata në një konferencë për shtyp. /gazetametro.net
aa

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë