Loading…

Polici nga Prishtina: Kështu po na keqtrajtojnë neve kosovarëve në Durrës (Video)

  • 16/07/2017 | 10:42

Polici nga Prishtina: Kështu po na keqtrajtojnë neve kosovarëve në Durrës (Video)

Prej 17 vjetësh, Arsim Aziri, është punonjës policie në Prishtinë. Po kaq vjet ka që për çdo vit ai dhe 50 anëtarë të familjes së tij të madhe kalojnë pushimet verore në plazhin e Durrësit.


Aziri, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij të mitur, mbërritën në plazh 2 ditë më parë. Autobusi me të cilin mbërritën nuk u lejua të hyjë në rrugën “Pavarësia”.

“U keqtrajtuam nga shteti nënë, u keqtrajtuam ne që vijmë dhe bëjmë pushime këtu. Përveç kosovarëve, asnjë pushues tjetër nuk është penguar të hyjë në plazh. Vitin tjetër do të shkojmë në Ulqin, nuk do të vijmë më në Durrës, pas kësaj që na bënë këtë vit”, shprehet Asimi, i cili përveçse është shumë patriot, është edhe shumë atdhedashës.
“Policia e Shqipërisë nuk ka solli asnjë pengesë nga kufiri deri në Durrës, por këtu tek Ura e Dajlanit nuk na lejuan të hynim. Na dërguan në Plepa, edhe atje nuk na lejuan të hynim në plazh. Me fëmijë të vegjël, me çanta e me valixhe, na bëjnë këtë keqtrajtim”, thotë Arsimi.

Punonjësi i policisë shprehet se si rezultat i kësaj gjendjeje, plazhi në Durrës është bosh. Njerëzit tanë nga Kosova nuk do të vijnë në Durrës. Prej ditësh që ndodh kjo gjendje nuk po vijnë më dhe kjo duket që plazhi këtë verë është bosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë