Loading…

Polici nga Teksas përqafon e ngushëllon vajzën e trembur në protestë

  • 06/06/2020 | 12:17

Polici nga Teksas përqafon e ngushëllon vajzën e trembur në protestë

Një oficer policie i paidentifikuar deri tani në Houston në shtetin amerikan të Teksas u xhiruar deri sa ngushëllonte një 5 vjeçare të trembur gjatë protestave  për vdekjen e George Floyd e cila e pyeti “ a do të na qëlloni?”. Përgjigja e tij në këtë kohë polarizimesh në SHBA ishte ngushëlluese edhe për prindërit e saj që e xhiruan vajzën e tyre të shqetësuar, transmeton Gazeta Metro.


Simeon Bartee, babai i vajzës së vogël që xhiroi policin të martën e postoi videon në rrjetin social Twitter e përcolli me një porosi të shkruar.

“Gjatë protestës në Houston dje një prej policëve vërejti bijën time duke qarë. Ajo e e pyeti ‘A do të na qëlloni’ ai u përkul në një gju e përqafoi atë dhe u përgjigj”.

Polici ju përgjigj Simone: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar aspak, OK?” Protestoni sa të doni, bëni aheng nëse doni- bëni çfarë të doni. Vetëm mos thyeni.”

Bartee tha se e kishte falënderuar oficerin për dashamirësinë e tij dhe për shembullin se si dukej një punë e mirë e policisë

Bartee tha se polici i kishte thënë se ai ishte prin po ashtu, që kishte habitur vajzën e tij Simone, që i kishte thënë të atit të saj “se nuk e kam ditur që policët kanë fëmijë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë