Loading…
Polici rus qëllon me grusht në bark gruan gjatë arrestit
  • 14/08/2019 | 17:59

Polici rus qëllon me grusht në bark gruan gjatë arrestit

Këtë javë agjencia e për mbikëqyrjen e mediave në Rusi u ankua dhe paralajmëroi kompaninë e madhe digjitale, Google, se po përzihen në punët e brendshme të Rusisë pasi protestuesit po e shfrytëzojnë për organizimin e protestave, tani shihet pse nuk i duan këto rrjete sociale, protestuesti publikuan rastin brutal në rrjetin social, transmeton Gazeta Metro.


Xhirimi i postuar rrjetin social Twitter e gjerësisht i dënuar, shfaq pamjet kur anëtarët e Gardës Kombëtare Ruse gjatë arrestimit të një protestueseje ruse e godet me grusht në bark.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se do të nisin hetim për rastin e rëndë pas përhapjes dhe zemërimit që shkaktoi në publik.

Protesta dhe incidenti i xhiruar ndodhi të shtunën e kaluar kur edhe ndodhi protesta e radhës në Moskë, autoritetet e ruse i kanë përcaktuar si jo legale këto protesta.

Policia ruse ka ndërhyrë me mjete brutale për shpërndarjen e tyre dhe janë brengosur pasi protestuesit po tregojnë vendosmëri dhe protestat po vazhdojnë tani ka shumë javë.

Protestat nisën pasi pushteti i Putin i ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje lokale të Moskës të kandidatëve të pavarur dhe atyre opozitarë. Kreun e opozitës, nga të paktët që ka mbetur, Alexey Navalny, para dy javësh e arrestuan, për organizimin e protestave dhe kishte dyshime për helmimin e tij. Po ashtu njërën prej kandidates për zgjedhje është arrestuar javën e kaluar për pjesëmarrje në protesta.

Deri tani janë arrestuar mbi 2 mijë protestues për pjesëmarrje në protesta të pa autorizuara, siç i përcaktojnë autoritetet ruse./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë