Loading…
Policia aksion në 32 lokacione, arrestohen 17 persona
  • 21/03/2019 | 10:38

Policia aksion në 32 lokacione, arrestohen 17 persona

Policia e Kosovës, ka arrestuar 17 persona, pesë nga ta janë dërguar në mbajtjem gjatë një operacioni në 32 lokacione të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë operacionit policia ka gjetur dhe konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit).

Aksioni është realizuar në Prishtinë, Prizren ,Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë. Këtë aksion Policia e ka realizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për ndonjë incident..

“Njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme me ç’rast kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në Stacionin Policor 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit). Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë