Loading…

Policia aktive në Mitrovicë të Veriut: Nga 1 janari mbi 100 raportime

  • 24/03/2023 | 20:07

Policia aktive në Mitrovicë të Veriut: Nga 1 janari mbi 100 raportime

Policia e Kosovës bazuar në vizionin dhe misionin e saj, po vazhdon angazhimin e plotë, në përmbushjen dhe realizimin e objektivave strategjike të parapara sipas Planit Zhvillimor Strategjik në nivel vendi, angazhim ky i cili po realizohet edhe në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.


Implementimi i Planit Zhvillimor Strategjik, përveç tjerash parasheh ngritjen e efikasitetit në ruajtjen e sigurisë publike, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e krimit si dhe kontrollin kufitar, e që ndikon direkt edhe në sigurinë e qytetarëve pa dallim si dhe në sigurinë e përgjithshme në vend.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri edhe përkundër sfidave dhe vështirësive që ka pasur, ka arritur rezultate pozitive në menaxhimin e situatës së sigurisë si dhe në menaxhimin e 109 rasteve të raportuara për periudhën kohore (1 janar 2023 deri me 15 mars 2023), ku prej tyre kanë qenë 91 vepra penale, ndërsa 18 kanë qenë incidente të natyrave të ndryshme.

Vlen të potencohet se edhe gjatë kësaj jave në stacionet policore të Mitrovicës Veri, janë realizuar detyra dhe aktivitete të ndryshme policore, përfshirë implementimin e planeve konkrete në fushën e trafikut, realizimin e urdhëresave, shtimin e prezencës policore në komunitet si dhe shtimin patrullimeve policore, të cilat kanë rezultuar në mënyrë pozitive në sigurinë e përgjithshme dhe në parandalim të krimit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri falënderon dhe njëherë vazhdon t’i inkurajon qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim, për rritje të mëtejme të bashkëpunimit dhe raportimit të rasteve, për një ambient edhe më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë