Herët në mëngjesin e të mërkurës në Seattle Chaz apo CHOP varësisht prej cilit grup anarkist bisedoni ra, pasi policia me urdhër të kryetares së komunës së Seattle urdhëroi që të largohen ata fillimisht i toleroi e mbështeti e madje talli presidenti amerikan Trump e me përçmim i kishte thënë të mos ndërhyjë. Kryetarja e Seattle Jenny Durkan me një rast e kishte quajtur edhe ‘vera e dashurisë’ protestën derisa nuk i shkuan anarkistët në shtëpi, transmeton Gazeta Metro.
As vrasja e dy adoleshentëve dhe plaçkitjet e dhunimet nuk i kishin bindur autoritetet lokale të reagojnë ndaj anarkisë së shkaktuar. Çdo natë raportohej për incidente me armë zjarri, dhe disa prej tyre kishin shkaktuar plagosje e dy prej tyre kishin rezultuar me vdekje të dy adoleshentëve.
“Pas demonstratave në zonën e stacioni lindor në 8 qershor, dy adoleshentë janë vrarë në rajonin përreth parkut Cal Anderson. Kryetarja e qytetit Jenny Durkan ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të liruar zonën,” shkruhej në njoftimin e policisë së Seattle në kumtyesën e të mërkurës. “Policia e Seattle do të jetë në atë rajon sot për të zbatuar urdhërin e kryetares.”
Gazetari Andy Ngo që ka ndjekur ngjarjen ka raportuar se “tonelata mbeturina dhe hedhurina mbeten në rrugët e CHAZ. Megjithë premtimet se do të mbajnë territorin me çdo mjet, protestuesit nuk rezistuan shumë këtë mëngjes. CHAZ u vu nën kontroll të policisë për pak minuta.”
Jenny Durkan ishte pyetur muajin e kaluar nga CNN se sa do të mund të përballoj Seattle këtë pushtim të tre blloqeve të qytetit nga anarkistët ajo kishte thënë “nuk e di, ndoshta do të kemi një verë dashurie.”
Kur presidenti amerikan Trump kishte këmbëngulur që të largohen nga aty kryetarja e Seattle, Jenny Durkan, që vjen nga radhët e demokratëve ishte tallur me Trump duke i thënë të fshehej në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë.
Shpejt e ndërroi mendjen Durkan kur anarkistët një ditë ju shfaqën para shtëpisë së saj në fillim të kësaj jave./gazetametro.net
BREAKING: Seattle Police retake anarchist-held CHAZ pic.twitter.com/hOWjADSePp
— Jack Posobiec ?? (@JackPosobiec) July 1, 2020