Loading…

Policia arrestoi dy të dyshuar, shantazhonin gruan me publikimin e videove intime

  • 25/09/2023 | 20:44

Policia arrestoi dy të dyshuar, shantazhonin gruan me publikimin e videove intime

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin e dytë, në lidhje me dyshimet për shantazh, ndaj një viktime, femër kosovare, e cila po shantazhohej, me publikimin e disa videove të saj me përbajtje intime.


Dy të arrestuarit, janë të moshës 30 vjeçare.

“Njësiti i hetimeve rajonale të Policisë në Gjilan pas veprimeve të shpejta hetimore operacionale, mirë të organizuara me datën 22.09.2023 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar) ndërsa i dyshuari i dytë ishte vënë në kërkim policor. Me datën 25.09.2023 është arritur që të lokalizohet dhe arrestuar edhe i dyshuari i dytë L.R. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar). Me vendim të prokurorit të shtetit që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Shantazh’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë