Loading…

Policia arreston 20 vjeçarin prishtinas për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve, në arrati mbetet një 19 vjeçar

  • 06/04/2021 | 18:20

Policia arreston 20 vjeçarin prishtinas për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve, në arrati mbetet një 19 vjeçar

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili është i dyshuar për grabitje të armatosur, shkruan Gazeta Metro.


Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; • E. H,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes. Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati, të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë