Loading…
Policia arreston dy ‘kolegë’ në Gjakovë: Kërkonin para nga qytetarët
  • 19/03/2019 | 14:46

Policia arreston dy ‘kolegë’ në Gjakovë: Kërkonin para nga qytetarët

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që paraqiteshin të rrejshëm tek qytetarët si zyrtarë policorë duke u kërkuar para, transmeton Gazeta Metro.


Këta dy persona që paraqiteshin sikurse zyrtarë policorë, kishin kërkuar nga një qytetar para për t’i dhënë derisa e kishin ndalur në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit.

SH.H dhe B.D nga fshati Bishtazhin i Gjakovës nuk kanë mundur që ta mashtrojnë qytetarin derisa e kishin ndalur dhe i kërkonin para, ai kishte paraqitur rastin menjëherë në polici, transmeton Gazeta Metro.

Policia ka treguar se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy personat e dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit për 48 orë.

“Të dyshuarit janë prezantuar si zyrtarë policorë, duke kërkuar para nga viktima. Pasi që viktima ka dyshuar në prezantimin e tyre, ka kërkuar që të njëjtit të identifikohen me kartela zyrtare. Të dyshuarit në pamundësi të prezantimit të kartelave zyrtare, duke parë se mashtrimi i tyre nuk po funksionon, ikin në drejtim të Gjakovës”, thuhet në komunikatën e Policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë