Loading…
Arrestohen dy personat që e futën me dhunë në veturë gruan në Fushë Kosovë
  • 24/06/2019 | 17:42

Arrestohen dy personat që e futën me dhunë në veturë gruan në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dy personat që futën një grua me forcë në veturë në Fushë Kosovë. Ata aktualisht janë duke u intervistuar, derisa sipas hetimeve të zhvilluara deri më tani dyshohet që ky rast të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë  se dy personat e përfshirë në këtë rast aktualisht ndodhen në stacion policor dhe po intervistohen, falë bashkëpunimit të Policisë me mediat dhe qytetarët.

“Kanë qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkepunimi i ngushtë me qytetarët dhe mediat, reagime këto që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të perfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se sipas hetimeve të zhvilluuara deri më tani dyshohet që ky rast të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me kete ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarreveshje familjare”, ka thënë Ahmeti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë