Loading…

Policia arreston nënat gjakovare

  • 06/01/2017 | 13:28

Policia arreston nënat gjakovare

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion pesë gra të cilët kundërshtonin vizitën e disa pelegrinëve serbë në Gjakovë.

Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Lirie Podrimaj.

Ajo, tha se shoqërimi në Polici ka ardhë pasi që këto pesë gra kanë shprehur pakënaqësitë në protestë dhe arrestimi ka ndodhur për të mos u përkeqësuar situata.

Podrimaj tha se për detajet tjera do të deklarohet më vonë.

Gazetametro.net mëson se në mesin e grave të arrestuara janë nënat që në luftën e fundit në Kosovë kanë humbur djemtë e tyre.

Ato e shohin si të papranueshme që në Gjakovë të vijnë persona që sipas tyre kanë kryer krime gjatë kohës së luftës në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë