Policia e Kosovës ka njoftuar se në dje në rrugën lokale ndërmjet fshatit Rudine dhe Grizani në Zveçan, ka ndaluar një veturë me targa të huaja të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë legjitimuar katër persona të cilët kanë qenë migrantë nga Siria, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh Policia ka bërë të ditur se dje patrulla policore ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në veturë janë legjitimuar katër persona te cilët kanë rezultuar se janë migrantë nga Siria, të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria duke e kaluar kufirin ilegalisht.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat e lartcekur iu kanë dorëzuar zyrës për migrim.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. lokale ndërmjet fsh. Rudine dhe Grizani – Zveçan,02.06.2020-18:30. Patrulla policore ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë legjitimuar katër persona te cilët kanë rezultuar se janë migrantë nga Siria, të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria duke e kaluar kufirin ilegalisht. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat e lartcekur iu kanë dorëzuar zyrës për migrim. /gazetametro.net