Loading…

Policia arreston shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan

  • 07/03/2019 | 17:23

Policia arreston shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Gjilan, transmeton Gazeta Metro.


Policia ka treguar se ka arrestuar shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin dhe pasagjerin që ishte gjatë vozitjes me të.

Po ashtu mësohet se deri tani një person ka vdekur, kurse dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot me 07 mars 2019 rreth orës 14:05 ka ndodhur një Aksident trafiku në qendër te qytetit të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dysho se një kamion transportues dyshohet për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes ka mbi dhjet persona të lenduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan. Edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndrru jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident.
Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tije që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, njësitet e Zjarrfikësve, Prokurori i shtetit dhe shërbimet e Komunës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë