Loading…

Policia arreston të dyshuarin për kanosjen e prokurorit Mehdi Sefa

  • 08/04/2017 | 07:56

Policia arreston të dyshuarin për kanosjen e prokurorit Mehdi Sefa

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Prizren kanë arrestuar një person që dyshohet se të enjten ka kanosur prokurorin e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Mehdi Sefa, në vendin e tij të punës.


I dyshuari sipas autoriteteve të rendit ka penguar edhe personelin e Prokurorisë.

Lidhur me këtë rast, të premten, ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës duke shprehur shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare, shkruan koha ditore.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari për këtë rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë