Loading…

Policia bastis një shtëpi në veri, gjen uniforma ushtarake

  • 07/12/2023 | 10:09

Policia bastis një shtëpi në veri, gjen uniforma ushtarake

Mitrovicë-Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka konfiskuar lloje të ndryshme të uniformave ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë të Veriut.


Sipas raportit 24-orësh të PK-së, gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur këmisha policore, pantallona ushtarak, pranga të plastikës dhe shok bombë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bëhet  e ditur se lidhur me këtë rast, nuk është raportuar për persona të dyshuar, derisa rasti është duke u hetuar.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi  të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake,  dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë). Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./BetimipërDrejtësi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë