Loading…

Policia ‘dath e desh’, anulohet tenderi mbi 200 mijë euro për uniforma

  • 09/03/2026 | 15:54

Policia ‘dath e desh’, anulohet tenderi mbi 200 mijë euro për uniforma

Policia e Kosovës ka anuluar një tender të shpallur muaj më parë për furnizim me rroba dhe këpucë për zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Metro.


Tenderi, i cili kapte vlerën prej mbi 210 mijë euro, është anuluar për shkak të disa shkeljeve ligjore të konstatuara gjatë procedurës së prokurimit.

Në arsyetimin e publikuar thuhet se është evidentuar një shkelje e Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), e cila nuk mund të korrigjohet apo parandalohet përmes ndryshimeve në kushtet e tenderit.

“Një shkelje e LPP-së ka ndodhur apo do të ndodhë në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Për këtë furnizim me uniforma, që përfshin këmisha, pantallona, këpucë dhe pajisje të tjera për zyrtarët policorë, ishte paraparë një buxhet prej 211,600 euro.

Njoftimi për anulimin është publikuar në platformën e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), siç raporton Gazetametro.

Pas këtij vendimi, Policia e Kosovës pritet të nisë procedurat nga fillimi për rishpalljen e tenderit për këtë furnizim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë