Loading…

Policia deklarohet pas njoftimit të ish-kandidatit të PDK’së për kryetar të Rahovecit se dikush ia rrahu djalin 10-vjeçar

  • 04/01/2022 | 16:36

Policia deklarohet pas njoftimit të ish-kandidatit të PDK’së për kryetar të Rahovecit se dikush ia rrahu djalin 10-vjeçar

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu ka njoftuar se dikush ia rrahu djalin 10-vjeçar, transmeton Gazeta Metro. 


Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Lëndim i lehtë trupor Rr. Ali Sokoli-Rahovec/  (03.01.2022 -16:35)   Ankuesi (babai) Ka raportuar ne Stacionin Policor-Rahovec, se nje person ia ka rrahur djalin e  tij të mitur (rreth 10 vjeçare) te cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor ne QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit te personit te dyshuar dhe viktimës ne prezencë te prindit dhe ne konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si me lartë dhe shkon ne procedurë te rregullt“, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Kurse Deliu pretendon se të birin ia kidnapoi e ia rrahu një 51-vjeçar.

Njofimi i plotë i Deliut në Facebook:

Një falënderim për Policinë e Kosovës,stacioni në Rahovec,për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.

Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë,thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese.

Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit.

Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot  !

Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozishtë këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë