Dogana e Kosovës sot ka bllokuar një magazinë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku janë gjetur sasi e madhe e mallrave të padoganuara.
Këtë e konfirmuar për gazetametro.net Policia e Kosovës në veri.
“Po, sot Dogana ka bllokuar një magazinë në pronësi të shqiptarëve nga Kçiqi, ku ka gjetur mallra të padoganuara”, i kanë thënë gazetametro.net Policia e Kosovës.
Siç mëson Metro, magazina ku u gjetën mallrat e padoganuara ishte në pronësi të shqiptarëve nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës.
Ndonëse ende nuk është bërë vlerësimi preliminar i vlerës së mallrave të konfiskuara, Metro mëson se kemi të bëjmë me një sasi të konsiderueshme të mallrave që nuk ishin doganuar.
Për rastin ka njoftuar edhe Dogana e Kosovës, me ç’rast është njoftuar edhe lloji i mallrave.
“Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e doganës.
Mësohet se mallrat e bllokuara janë kryesisht pije alkoolike dhe cigare, të cilat besohet se kanë ardhur nga Serbia./gazetametro.net