Loading…
Policia e Indonezisë e ka pranuar se kanë përdorur gjarprin për ta torturuar papuanin
  • 10/02/2019 | 21:12

Policia e Indonezisë e ka pranuar se kanë përdorur gjarprin për ta torturuar papuanin

Policia e Indonezisë e ka pranuar se pjesëtarë të saj e kanë teorturuar një papuan me gjarpër të gjallë, pasi që në internet është përhapur një video, në të cilën shihet se si një burrë bërtet i frikësuar deri sa hetuesi i tij qesh, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse policia e pjesës më lindore të Indonezisë ka kërkuar falje, ajo ka tentuar të arsyetohet për sjelljën e pjesëtarëve të saj, duke thënë se gjarpri nuk ka qenë i helmueshëm dhe se hetuesit nuk kanë dashur të rrahin të dyshuari për vjedhje.

Në videon e cila zgjat një minutë e 20 sekonda shihet një gjarpër i kaftë i errët, i gjatë së paku dy metra, i mbështjellë rreth qafës e belit të të dyshuarit të prangosur, deri sa policia e shtyn kokën e tij drejt fytyrës së burrit, i cili bëhet histerik.

Duke sikur policët gjatë asaj kohe e pyesin të dyshuarin se sa herë ka vjedhur telefona mobilë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë