Loading…

Policia e konfirmon: Burri 70 vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij 63 vjeçe në Prishtinë

  • 25/11/2022 | 09:51

Policia e konfirmon: Burri 70 vjeçar dyshohet se vrau gruan e tij 63 vjeçe në Prishtinë

Policia e ka konfirmuar për Metron vrasjen e një gruaje nga burri i saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Metron se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:40.

Ahmeti tha se vrasja ka ndodhur në rrugën ‘Mark Isaku’ në kryeqytet.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç”, tha ajo për Metron.

Personi i dyshuar  me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë