Loading…

Policia e Kosovës, 1.6 milion euro për jelekë antiplumb (Dokument)

  • 31/03/2017 | 16:16

Policia e Kosovës, 1.6 milion euro për jelekë antiplumb (Dokument)

Policët e Kosovës tash e tutje do të ndihen edhe më të sigurt. Ata në trupin e tyre do të kenë të veshur edhe jelekë antiplumb.


Blerja e tyre këtij institucioni të sigurisë i ka kushtuar jo më pak se 1 milion e 600 mijë euro. Furnizimin me këta jelekë do ta bëjnë tri kompani.

Policia e Kosovës do t’i shpenzojë 1 milion e 600 mijë euro që pjesëtarët e saj të jenë më të sigurt në punë, duke bartur me vete jelekë antiplumb të brendshëm dhe të jashtëm.

Për blerjen e tyre Polica e Kosovës ka shpallur edhe tender publik. Furnizimin më këta jelekë do ta bëjnë kompanitë “All zone shpk & Seyntex sa & Procpm shpk”, të cilat janë shpallur fituese në mesin e 6 kompanive, transmeton express.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanive fituese, që do ta zgjasë 36 muaj, do të nënshkruhet me datën 08.04.2017.

17579945-10212603516267155-2098014981-n_1490968839-8652713

 

17741422-10212603515827144-1874543900-n_1490968812-2764574

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë