Loading…

Policia e Kosovës arreston personin e shumëkërkuar: I dyshuari për vrasje në tentativë kishte ndërruar emrin

  • 02/12/2019 | 20:20

Policia e Kosovës arreston personin e shumëkërkuar: I dyshuari për vrasje në tentativë kishte ndërruar emrin

Policia e Kosovës ka arrestuar Luan Lajqin në Deqan, i cili ishte në kërkim për veprat ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘vetëgjyqësi’, shkruan Gazeta Metro.


Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për dy ) vepra penale ‘vrasje në tentativë’- në kërkim nga  Gjykata Themelore në Pejë, dhe një vepër ‘vetëgjyqësi’- në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 30.08.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LUAN ( Muhamet) LAJQI, i cili kërkohej për dy (2) vepra penale ‘vrasje në tentativë’ në kërkim nga  Gjykata Themelore në Pejë, dhe një (1) vepër ‘vetëgjyqësi’, në kërkim nga  Gjykata Themelore në Gjakovë”, bën të ditur policia.

Policia e Kosovës, tutje thotë se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe sot me datë 02.12.2019 rreth orës 15:30 në fshatin Llukë e Epërme –Deçan , është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan.

“Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur  i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend MOLLIQAJ. I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend MOLLIQAJ, në Luan LAJQI dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë