Loading…

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për ‘fajde ’

  • 08/02/2017 | 16:00

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për ‘fajde ’

Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori  i  Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan, sot ka zbatuar urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri  lokacioneve- dy (2) shtëpi banimi në Gjilan , dhe një (1) në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Këto lokacione kanë qenë pronë e të dyshuarve  A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ,,Fajde”, njofton Policia e Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil,  si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë