Automjete të blinduara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, siç raportojnë mediet, janë parë në rrugën Vushtrri- Mitrovicë, ndërsa, ende nuk dihet nëse kanë pasur për qëllim, pengimin e trenit që pritet të arrij në Mitrovicë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë RELl’it, se me trenin, i cili është nisur nga Serbia për në Kosovë, “do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.
“Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ”, ka thënë Hyseni./gazetametro.net