Ndonëse kanë kaluar pothuajse një muaj që kur Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e vendit, Policia e Kosovës akoma nuk e ka hequr foton e presidentes së vjetër, Vjosa Osmanit, nga muri i zyrave, shkruan Gazeta Metro.
Të paktën kështu duket në një njoftim të publikuar së fundmi nga institucioni, ku në mur vërehet akoma fotografia e Osmanit.
Sipas Ligjit për Protokollin e Shtetit (neni 20, paragrafi 3), të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës janë të obliguara të mbajnë fotografinë e Presidentit në zyrat e tyre.
Justina Shiroka Pula është zgjedhur Presidente e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur më 6 tetor 2026, duke siguruar 81 vota qysh në raundin e parë të votimit. /gazetametro.net

Foto e marrë nga Policia e Kosovës në Facebook, më 04.11.2026.