Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë nga takimi që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se në veri të Mitrovicës janë stacionuar autoblinda të Policisë së Kosovës.
Por Policia e Kosovës, në një përgjigje për mediat ka demantuar Vucicin, duke thënë se nuk janë të vërteta asnjë nga ato që ai i deklaroi.
Ndërkohë, Vucici tha se me trupat policorë që siç thotë ai Kosova i ka vënë në lëvizje, po mundohen të tregojnë muskujt dhe për të provuar që të marrin nën kontroll Liqenin e Gazivodës, shkruan Gazetametro.net.
“Është e mundur që dëshirojnë ta marrin nën kontroll liqenin, dhe të tregojnë muskujt. Gjithashtu për të kontrolluar vijën e gjelbër në veri për të ndaluar çfarëdo importi të mallrave serbe” ka thënë Vucic raporton ‘telegraf.rs’.
Presidenti Vucic, gjithashtu i është përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot tha se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Vucic u shpreh se një deklaratë e tillë nuk vjen direkt nga Haradinaj.
“Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa”, deklaroi Vuçiq gjatë mbledhjes me përfaqësuesit serbë nga Kosova.
“Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdesshëm duke lexuar diqka të tillë publikisht”, shtoi ai /Gazetametro.net