Loading…

Policia e Kosovës jep detaje për intervenimin që bëri në vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj

  • 02/02/2021 | 14:50

Policia e Kosovës jep detaje për intervenimin që bëri në vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj

“UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”, ishin disa nga brohoritjet e qytetarëve, teksa Albin Kurti po zhvillonte vizitë në Skenderaj. Por, pse u nevojit ndërhyrja e Njësisë Speciale në vizitën e kandidatit për kryeministër, në rajonin qendror të Kosovës?


Në një përgjigje për Gazetën Express, policia thotë se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme është përgatitur urdhri operativ me qëllim që të ofrohet siguria, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

“Policia e Kosovës, lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me kohë ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka për qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha fazat, para gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

Përveç brohoritjeve, banorët e kanë sulmuar Kurtin edhe me vezë, si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi, derisa policia po e izolonte turmën.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe planifikimeve të saja operacionale…Veprimet policore realizohen konform urdhrit operativ, ku sipas informacioneve dhe vlerësimeve operacionale, angazhohen njësitet relevante policore me qëllim të krijimit të një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, përfundon përgjigja e policisë për incidentin e mbrëmshën në Skenderaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë