Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar qindra kilogramë të lëndëve narkotike. Sasinë e saktë të narkotikëve të konfiskuar policia do ta zbulojë në një konferencë për media që do ta zhvillojë më vonë gjatë ditës.
Sot Policia do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të tregojë më shumë detaje lidhur realizimin e këtij operacioni policor që doli i suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike, ku është konfiskuar një sasie e konsiderueshme (qindra kilogramë) e lëndëve narkotikeve, përcjell gazetametro.net
Ditë më parë, Policia ka konfiskuar mbi 300 kilogramë marihuanë në Ferizaj.