Loading…

Policia e Kosovës më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor

  • 15/11/2016 | 13:53

Policia e Kosovës më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor

Policia e Kosovës sipas një raporti të Transparency International, po del të jetë policia më e pavarura dhe më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e saj Transparency International e bazon këtë për shkak të përzgjedhjes së tyre transparente, emërimit dhe kërkesave ndaj zyrtarëve të saj. E po ashtu edhe se si një numër i madh i inspektorëve mbikëqyrës janë aktiv në dhënien e raporteve ditore, të arritura sipas kërkesës.

“Megjithatë, çështjet serioze që lidhen me luftën kundër korrupsionit ende mbeten për t’u zgjidhur”, thotë Transparency Internacional.

Në raportin e Transparency International, përmendën edhe se si Partitë politike të Kosovës kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendime strategjike, të tilla si emërimi, kontrollimi dhe shkarkimi i anëtarëve apo drejtorëve të bordeve të NSH’ve, si dhe në aktivitetet e përditshme të kompanive. Kompanitë shtetërore janë punëdhënësit me të mëdhenj në vend.

Transparency International, siç transmeton gazetaexpress thotë se edhe pse partitë politike janë të detyruara të paraqesin raporte financiare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), këto raporte janë jo të plota dhe të pasakta, veçanërisht kur është fjala për të zbuluar burimet e të ardhurave të donatorëve privatë. Sipas një ligji, thuhet në këtë raport KQZ’ja nuk është më përgjegjëse për auditimin e raporteve financiare të partive, në mënyrë që auditimi i tillë nuk ka ndodhur për vitin 2013 dhe 2014.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë