Loading…

Policia e Kosovës me dron identifikoi plantacionin e drogës në Koshare

  • 16/10/2019 | 19:48

Policia e Kosovës me dron identifikoi plantacionin e drogës në Koshare

Policia e Kosovës, apo saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjella që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra, transmeton Gazeta Metro.


Pas identifikimit të lokacionit  janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjësuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat”, thotë Policia e Kosovës.

Pas shkatërrimit të bimëve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorëzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore.

Pas identifikimit të lokacionit  janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjësuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat”, thotë Policia e Kosovës

Pas shkatërrimit të bimëve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorëzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë