Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, ka reaguar pas një hetimi të bërë nga Policia e Kosovës, që parandaluan trafikimin e tri viktimave të moshës 17-vjeçare, duke e lavdëruar punën e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Ambasada e SHBA’së ka lavdëruar punën e policisë, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Tëitter.
“Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”, thuhet në shkrim.
Më poshtë postimi i plotë i Ambasadës, pa ndërhyrje. /gazetametro.net
An investigation by #Kosovo Police Directorate for the Investigation of Trafficking of Human Beings resulted in three 17 year-old victims receiving the protection they needed and an arrest. We applaud the KP’s work to protect these vulnerable victims of crime. pic.twitter.com/Qrrym4YwtH
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 8, 2019