Loading…

Policia e Kosovës reagon pas raportimeve se rusi i shpallur ‘non-grata’ u pa në Prishtinë

  • 02/11/2021 | 09:28

Policia e Kosovës reagon pas raportimeve se rusi i shpallur ‘non-grata’ u pa në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka reaguar në lidhje me raportimet se një nga rusët që u shpall persona ‘’non-grata’’, është parë dje në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Policia përmes një reagimi tha se këto informacione janë të pavërteta, dhe se një ditë pas shpalljes ‘’non-grata’’ (23 tetor, 2021), të dy kanë lëshuar Kosovën përmes pikës kufitare në Merdare.

Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos, është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Top Channel mbrëmë publikoi një video në të cilin shihej një person, që sipas tyre ishte Denis Vengerskii, njëri nga dy shtetasit rusë që u shpall ‘’non grata’’ në Kosovë, por këtë e ka mohuar edhe Zyra e Presidentes.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria.

Komunikata e plotë nga policia:

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet dhe publikimet e bëra në disa media televizive dhe të shkruara në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat shfaqin tituj dhe video ekskluzive: “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet mes Prishtinës”.

Këto informacione janë të pavërteta dhe Policia sqaron se:

Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non-grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos, është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë