Loading…

Policia e Kosovës – Serbëve: Mos dezinformoni  

  • 16/01/2017 | 16:15

Policia e Kosovës – Serbëve: Mos dezinformoni  

Pas deklaratës së Milovan Drecun, i cili citohet të ketë thënë se “Njësiti i ROSU shërbehet me metoda terroriste dhe janë faktorë destabilizues, vetë kjo njësi i ka vendosur eksplozivët dhe pastaj i ka krijuar videot”, ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar medieve Policia e Kosovës thotë se kjo deklaratë është e pavërtetë duke ia rikujtuar Drecun se Policia është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e saj ligjor ka për mision ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë e përgjithshme, ndër to duke përfshirë edhe kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të shtetit. E po ashtu Policia thotë se me rastin e trenit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës.

“Siç e kemi sqaruar edhe më parë, po e ritheksojmë dhe sqarojmë se referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-së, ku për këtë Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante policore, duke përfshirë edhe mjetet dhe pajisjet logjistike, ka ndërmarrë veprimet e saja, me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton gazetametro.net.

Policia e Kosovës edhe një herë përmes kësaj komunikate demanton fuqishëm deklaratën e Milovan Drecun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politikë serbë, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë, deklarata këto të cilësuara si dezinformuese dhe të pavërteta.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.

“Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z.Drecun dhe disa mediume serbe”, thuhet në këtë komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë