Loading…

Policia e Phoenix publikon xhirime nga vrasja që nxiti trazira me 4 korrik

  • 07/07/2020 | 21:10

Policia e Phoenix publikon xhirime nga vrasja që nxiti trazira me 4 korrik

Policia e Phoenix në shtetin e Arizona të SHBA’së publikoi xhirimet e kamerës së trupit të oficerit të policit nga Incidenti që përfundoi me vdekjen e qytetarit James Porter Garcia,  që u vra nga oficerët e policisë së Phoenix e nxiti trazira me 4 korrik. Në video shihet se viktima ishte i armatosur që ishte mohuar nga familja e tij dhe protestuesit, transmeton Gazeta Metro.


Xhirimi i publikuar nga ngjarja erdhi u bë edhe pas kërkesës së protestuesve dhe familjes që e kërkonin çdo xhirim nga ngjarja.

Në xhirim vërehet se si oficeri i policisë arrin në skenë pasi Garcia ishte qëlluar. Ai dëgjohet tek i thotë policëve tjerë, ‘Ku është revolja?’.

‘Është në prehrin e tij’, i përgjigjen. ‘Ai nuk e lëshonte’.

Në video vërehet teksa polici vendos dorëza kirurgjike dhe e merr revolen dhe e vendos në qese të dëshmive.

Në videon e publikuar në YouTube zyrtarja policore nga Phoenix Toger Mercedes Fortune tha se xhirimi po publikohej si reagim ndaj dezinformatave rreth fakteve të rastit në media sociale.

Ajo shtoi se ai kishte refuzuar në vazhdimësi të dilte nga vetura, kishte lëshuar dritaret e veturës dhe kishte nxjerrë revolen.

Ajo po ashtu kishte njoftuar se policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes pas kërkesës për ndihmë nga viktima e një sulmi me thikë.

Ajo shtoi se xhirimet e kamerave në trup të policëve të përfshirë në incident nuk mund të lëshohet menjëherë pasi mund të komprometon hetimin e nisur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë