Të hënën ora 17 në stacionin policor “Gazi Babë” është denoncuar zhdukja personave me E.E. (19) nga Berova, N.D. (20) nga Çashka, S.R. (18) nga Shkupi një 14 vjeçar nga Koçani dhe një 17 vjeçar pa vendbanim të përhershëm, të cilët kanë qenë të strehuar në shtëpinë për fëmijë të pastrehë “Ranka Milanoviq” në Shkup.
Rastin e ka paraqitur në polici një punëtor social në këtë strehimore, i cili e ka njoftuar policinë se këta pesë persona me vetëdëshirë janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Lajm.
Të njëjtën ditë, në ora 15 e 30 minuta në policinë e Kumanovës, M.M. (54) nga Kumanova ka paraqitur se të njëjtën ditë ora 6 të mëngjesit nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij S.A. (29) nga fshati Obllavçe, Komuna Nagoriç i Vjetër. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e personave.