Loading…

Policia gjen traktorin e shqiptarit të vjedhur nga një serb në vitin 1999

  • 02/03/2017 | 14:58

Policia gjen traktorin e shqiptarit të vjedhur nga një serb në vitin 1999

Policia e Kosovës ka gjetur traktorin e vjedhur në vitin 1999. Traktori ishte vjedhur nga një serb i Zubin Potokut, e i cili traktor ishte pronë e kosovarit Sh.A nga Istogu.


Çka bie në sy, është se denoncimi për vjedhjen e këtij traktori ishte bërë më 27 korrik të 2016’ës, shkruan gazetametro.net.

“Njësiti i hetimeve pran stacionit policor Istog, në bashkëpunim me prokurorin e rastit ka ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore e që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e traktorin e llojit IMT 540 i vjedhur në vitin 1999”, ka njoftuar policia.

Policia njofton se pas hetimeve, kishte gjetur traktorin në Zubin Potok, dhe me këtë rast është identifikuar edhe i dyshuari serb Dj.M, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për Vjedhje të Rëndë.

Siç thuhet në komunikatë, rasti është proceduar në Prokurorinë e Shtetit për masat e mëtejme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë