Pas disa raportimeve të mediave në Serbi, se gjoja Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në vende të caktuara, janë demantuar nga vetë Policia.
Siç thonë ata, gjendja në Kosovë është stabile dhe Policia është garantuese e saj.
“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetsime të qfardo natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera” thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërkaq, policia ka bërë thirrje që të mos bihet pre e dezinformatave që vijnë nga mediat serbe, por fton qytetarët të informohen nga burime zyrtare.
Ndryshë, pas raportimeve të mediave serbe për një tension afër urës, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi./gazetametro.net