Loading…

Policia gjobit dy persona me nga 500 euro në Junik, nuk respektuan masën e vetizolimit

  • 15/09/2021 | 19:24

Policia gjobit dy persona me nga 500 euro në Junik, nuk respektuan masën e vetizolimit

Dy persona në zonën e Junikut janë gjobitur me nga 500 euro për shkak të mosrespektimit të masës së vetizolimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar zbatimi dhe implementimi i masave kundër C ovid-19. Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër C ovid-19, zyrtarët policorë në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”

“Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim.

Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese”. thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë