Loading…

Policia i hyri në banesë edhe Milan Radojicic, kishte ikur

  • 23/11/2018 | 08:28

Policia i hyri në banesë edhe Milan Radojicic, kishte ikur

Policia e Kosovës pas një aksioni mëngjesin e sotëm ka arrestuar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq. Por, siç mëson Metro, ky aksion u zhvillua edhe për arrestimin e Milan Radojcic.


Radojcic edhe pse nuk mban asnjë post publik, ai llogaritet të jetë lideri real i veriut të Kosovës, e madje edhe flitej se ishte personi që kishte dhënë urdhër për vrasjen e liderit liberal serb, Oliver Ivanovic.

Përveç Radojcic i cili iku,  në pranga kanë mbetur Marko Rosic, Nedeljo Spasojevic dhe Dragisa Markovic.

Ndryshe, tensionet në veri janë shtuar së fundmi pas vendosjes së taksës prej 100% nga Kosova ndaj shtetit serb. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident, por përfaqësuesit e shteteve po japin deklarara të ashpra./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë