Loading…

Policia i konfiskon një ‘kallashnikov’ një 17 vjeçarit në Han të Elezit

  • 28/01/2022 | 11:15

Policia i konfiskon një ‘kallashnikov’ një 17 vjeçarit  në Han të Elezit

Policia e Kosovës në Han të Elezit i ka konfiskuar një armë një personi të moshës 17 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.


Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH (M/K) i moshës 17 vjeçar posedon armë zjarri.

“Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.

Më poshtë keni armën e konfiskuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë