Loading…

Policia ia jep tenderin 1.6 milionësh kompanisë që një herë e kishte mashtruar

  • 15/07/2017 | 08:21

Policia ia jep tenderin 1.6 milionësh kompanisë që një herë e kishte mashtruar

Ani pse Policia e Kosovës konsideron se “All Zone” para disa vjetësh e ka mashtruar këtë institucion në vlerë të qindra e mijëra eurove, e njëjta kompani ka fituar përsëri tender, por kësaj radhe për furnizim me të tjera produkte.


Gjykimi për mashtrim nuk ka përfunduar, pasi apeli e ka kthyer lëndën në rigjykim dhe ka anuluar dënimin e shkallës se parë për këtë firmë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë radhë Policia e Kosovës e ka përzgjedhur “All Zone” për “Furnizim me Jelekë Antiplumbë”.

Procesi tenderues ka zgjatur rreth dy vjet për shkak që Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar disa herë këtë tenderë bazuar në dyshime për shkelje të Ligjit të prokurimit publik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë