Loading…

Policia identifikon 32 fëmijë lëmoshë-kërkues: 7 prej tyre janë nga Shqipëria

  • 24/03/2023 | 19:40

Policia identifikon 32 fëmijë lëmoshë-kërkues: 7 prej tyre janë nga Shqipëria

Policia ka hartuar dhe zbatuar planin  operativ ‘identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i ciliështë shtrirë në tërë territorin e vendit nga data 20 deri 24 mars 2023.


Në zbatim të planit pos të gjitha njësive rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë përfshirë edhe prokuroritë rajonale përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, policia kufitare dhe policia e stacioneve të rendit publik.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

Identifikimi i 32 fëmijëve lëmoshë-kërkues (25 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë);
Identifikimi i 34 lëmoshë-kërkuesve të rritur (17 shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë);
Është identifikuar një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe
Janë identifikuar 25 të dyshuar ndaj të cilëve janë iniciuar një rast ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe 21 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.
Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre. Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë