Loading…

Policia identifikon hajnat që vjedhin bankat online

  • 18/01/2017 | 15:28

Policia identifikon hajnat që vjedhin bankat online

Dy persona që llogariten si të dyshuar për veprën “ndërhyrje në system kompjuterik”, janë identifikuar nga Policia e Kosovës.


Këtë e bëjnë me dije vet Policia, duke treguar se të dyshuarit kanë pasur cak “star-kartelat” për blerje online.

Policia bën të ditur se të identifikuarit janë A. P. 26 vjeçar dhe V. P. 27 vjeçar, të dy shqiptarë.  Tutje policia ka treguar se të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregulltë./gazetametro.net

Lexoni të plotë komunikatën e Policisë:

Në vazhdën e hetimeve intensive hetuesit, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në gjashtë raste të veprës penale “ndërhyrje në sistem kompjuterik”. Rastet e kësaj vepre penale ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vepre penale ishin keqpërdorim i “starkartelave’’ përmes blerjeve online. Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 18 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dy persona të dyshuar A. P. 26 vjeçar dhe V. P. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare shtetas të Republikës së Kosovës. Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë