Loading…

Policia identifikon tri lejeqëndrimi të falsifikuara në Aeroport

  • 25/10/2021 | 18:22

Policia identifikon tri lejeqëndrimi të falsifikuara në Aeroport

Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka identifikuar tri leje qëndrimi të një shteti tjetër, ku dyshohet se të njëjtat janë falsifikuar.


Mëngjesin e sotëm autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perëndimor, kanë hasur një udhëtar me iniciale K.K. viti i lindjes (1997), i cili ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Gjithashtu, gjatë hetimeve intensive të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera janë zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet të cilat dyshohen po ashtu si të falsifikuara. Bazuar në dyshimet e ngritura, rasti është përcjellë për procedura të mëtejme tek njësiti i hetimeve për kompletim dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për qarkullim të lirë, si dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në përgjithësi”, thekson tutje policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë