Loading…
Policia jep detaje: Kjo është shuma e parave që kanë vjedhur hajnat në pompën në Ferizaj
  • 15/04/2019 | 16:10

Policia jep detaje: Kjo është shuma e parave që kanë vjedhur hajnat në pompën në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mëngjesit të djeshëm, nën kërcënimin e armëve, hajdutët kanë vjedhur 600 euro në një pompë në Ferizaj, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë orës 3:15 të mëngjesit të djeshëm, hajdutët nën kërcënimin e thikës kanë vjedhur 600 euro në pompë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armëve të ftohta-thikë ia kanë grabitur 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Si bëhet e ditur tutje, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë