Loading…

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm “Te Qafa”: Një person mbeti i lënduar, nuk dihet se si u përplas vetura brenda dy lokaleve

  • 26/10/2020 | 09:46

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm “Te Qafa”: Një person mbeti i lënduar, nuk dihet se si u përplas vetura brenda dy lokaleve

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, më saktësisht “Te Qafa”, shkruan Gazeta Metro.


Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti i ka thënë Metros se ende nuk dihet se si e humbi kontrollin shoferi, ku më pas u përplas brenda dy lokaleve.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se dje në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera, në një Harilaq dhe në Mramor, me ç’rast disa persona kanë mbetur të lënduar.

Policia e Kosovës ka bërë apel që të gjithë vozitësit e automjeteve të përshtaten me kushtet e rrugës dhe të mos vozisin me shpejtësi të madhe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë