Loading…

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran ku vdiq një vajzë 28 vjeçe

  • 23/10/2019 | 15:04

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran ku vdiq një vajzë 28 vjeçe

XH.A, 28 vjeçarja nga Komorani ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti trafiku, ndërkaq, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zyra për informim e Policisë së Kosovës, nga ku është bërë e ditur se 28 vjeçarja nuk u ka përballuar plagëve të marra.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:  Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ndërkaq, B.Z 53 vjeç, ngasësi i automjetit Mercedes, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë