Moderatori, Meriton Mjekiqi është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë e që pas intervistimit është liruar, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosova ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari ka sulmuar viktime dhe më pas ka dëmtuar veturën e viktimës.
“Prishtinë 02.03.2021 – 22:20. Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndrysh mbrëmë është raportuar se ka pas gjuajtje me armë, por diçka e tillë nuk është konfirmuar nga Policia. /gazetametro.net